Njëzet shtëpi nën një kulm përfshihen nga zjarri në “Fushë Topanë”

Një kompleks prej disa shtëpive nën të njëjtin kulm, mbrëmë është përfshi nga zjarri në lagjen Fusha e Topanës.

Komandanti i Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit të Qytetit të Shkupit, Bllagoja Menkovski informoi se zjarri është lajmëruar  në ora 2 e 7 minuta në rrugën “Brigada kosovaro-maqedonase” në afërsi të pompës së benzinës.

“Është intervenuar  me 17 automjete dhe 45 zjarrfikës. Kemi intervenuar me kohë dhe puna është kryer në mënyrë profesionale”, deklaroi Menkovski, duke shtuar se nuk ka persona të lënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button