Maqedoni, marrëveshja për emigrantët mund t’i sjell edhe një mandat Gruevskit?

Insistimi i ndërkombëtarëve, sidomos përmes fjalorit të Johanes Han, shton dyshimin e një marrëveshje të mundshme mes ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe BE-së. Ky dyshim shtron pyetjen se vallë kriza me emigrantët duhet t’i sjell edhe një mandat Gruevskit, me qëllim që BE-ja sa më shpejt të krijojë hapësirë për menaxhimin e valës së re të emigrantëve, raporton Portalb.mk.

Profesori universitar dhe njohës i çështjeve politike, Stevo Pendarovski pohon se kohëve të fundit, diplomatët në fjalorin e tyre gjithnjë e më shumë e përmendin stabilitetin e shtetit, dhe jo rastësisht thonë se duhen zgjedhje sa më shpejt.

“Mirëpo, është simptomatike që Qeveria nuk e përmend çështjen me emigrantët. Edhe pse, gati në gjitha shtetet evropiane nga Suedia deri në Greqi zhvillohen debate të mëdha rreth problemit me emigrantët. Shkruhet se për shkak mosbashkëpunimit mes Greqisë dhe Maqedonisë është e mundshme që kufiri i fundit jugor i Evropës për ndërtimin e kampeve të mbetet Maqedonia. Askush deri më tani nuk i ka demantuar këto zëra. Askush nuk ka dal për të shprehur qëndrimin e Qeverisë për krizën e emigrantëve, sa mundemi t’i pranojmë dhe se a duhet të kërkojmë ndihmë financiarë nga BE. Për gjithë këtë po heshtet, nga ana tjetër mbajnë dyshimet se mundet të ketë ndonjë marrëveshje”, thotë ai për Portalb.mk.

Edhe Suad Misini, aktivist për të drejtat e njeriut vlerëson se është e mundshme ndonjë marrëveshje mes BE-së dhe Gruevskit.

“Me siguri ekziston ndonjë marrëveshje, edhe pse nuk e dimë çka përmban kjo marrëveshje. Kjo na bëhet e qartë pas deklaratave të eurokomisarit Han. Dhe zyrtarëve tjerë të BE-së, veçanërisht në pjesën e insistimit që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, me çka i jep përparësi VMRO-DMNE-së”, është shprehur Misini.

Fondi “Madad” ka paralajmëruar se BE ka në dispozicion 65O milion euro, të holla të cilat do të shfrytëzoheshin për mbajtjen e refugjatëve  në Maqedoni dhe Serbi.
Ndërkaq TV21 ditë më parë shtroi dilemën se a po ndërtohet kampi për refugjatë në Maqedoni.

Ja se çfarë është thënë lidhje me këtë temë:

Johanes Han, 15 janar 2015

“Shteti është në gjendje të rëndë strategjike. Nuk duhet të harrojmë se përskaj gjithë diskutimeve dhe çështjeve për zgjedhjet ekziston edhe kriza me emigrantët. Këtë që e kemi parë më 2015 do të vazhdojë edhe në vitin 2016. Nëse bazohem në diskutimet që zhvillohen në vendet evropiane, ekzistojnë shumë tendenca për mbyllje të kufijve, që do të mund të ketë efekt edhe në shtetin tuaj. Prandaj, Qeveria dhe gjithë elita politike duhet t’i përkushtohen kësaj gjendje serioze. Unë sot kuptova se nuk do të mundet të arrihet marrëveshje nga gjithë palët që zgjedhjet të mbahen më 24 prill, sic jemi marrur vesh në Marrëveshjen e Përzhinos”.

Zoran Zaev, lider i LSDM-së

“Maqedoni stabile, e dinë më edhe fëmijët e vegjël, mundet të ndodh vetëm me LSDM-në, kur të ndërrohet pushteti. Pushteti i kriminalizuar nuk mund të garantojë stabilitet dhe as të përkujdeset për krizën e emigrantëve. Edhe në rast se çdo familje në Maqedoni pranon nga 10 emigrantë nuk është zgjidhje e krizës. Këta njerëz vetëm nëse e përcjellin televizionin “Sitel” do të mund të mbeten në Maqedoni”.

Ervan Fuere, ish ambasador i BE-së në Maqedoni

“Ekzistojnë indikacione se ka marrëveshje mes BE-së dhe Qeverisë, në të cilën janë përfshirë rritja e përpjekjeve për ballafaqimin me valën e emigrantëve, si dhe veprime për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë në ndërrim me mbështetjen e BE-së për zgjedhje në prill”.

Nikolla Popovski, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë

“Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Greqisë krahasuar me verën e kaluar shënon përmirësim ndërsa gjithashtu progres ka në pjesën e komunikimit të policive të dy vendeve si dhe komunikimin në nivel të ministrive. Por, problem është se matësi grek për sukses është se sa eemigrantë largohen nga territori grek. Suksesi jonë matet në kalimet ilegale të territorit tonë. Nuk kemi synime të njëjta. Për ne frika më e madhe është nëse kufijtë verior mbyllen dhe pastaj kemi 6000-7000 persona që futen për çdo ditë siç kishim vitin e kaluar, kjo do të thotë 70.000 për dhjetë ditë dhe kjo është dramatike. Ky është skenar i keq që duam të evitojmë. Komunikimi është përmirësuar, por interesat nuk janë të njëjtë. Greqia edhe më tej ka vështirësi në kontrollimin e ishujve dhe siç rritet presioni, ata i nxjerrin njerëzit në tokë, e më pas ata ngelin në kufirin maqedonas me or të tëra. Kjo është problem.

 Vauter Plomp, ambasador i Holandës në Maqedoni

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe duhet t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian, Për atë, BE-ja dhe vendet anëtare të saj, duhet t’i ndihmojnë në këtë tranzicion. BE dhe Komisioni Evropian, aktivisht e ndihmojnë Maqedoninë që ta lëvizë përpara agjendën e saj pas ndodhive të 24 dhjetorit të vitit 2014, veçmas për krizën e vazhdueshme politike të vitit të fundit, që të ketë zgjidhje të re të dialogut politik në vend. Për të gjithë të kyçurit në këtë proces kjo është detyrë e rëndë”.

Mihail Roth, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë

“Duhet bashkëpunim mes vendeve anëtare të BE-së për ballafaqimin me eemigrantët. Maqedonia i duhet BE-së dhe BE i duhet Maqedonisë në këtë periudhë. Stabilizimi është i nevojshëm, që të mund të përballemi me sfidën.”

Bosullav Sobotka, kryeministër i Republikës së Çekisë

“Nëse trysnia e eemigrantëve nuk mund ta kontrollojë Turqia në bashkëpunim me Greqinë, ndonjë zgjidhje do të mund të ishte edhe marrëveshje me Bullgarinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, të u jepet ndihmë maksimale dhe të fillohet me rregullimin e emigrimit dhe kufijve të tyre.”

Evangellos Venizellos, ish lider i PASOK dhe shef i diplomacisë greke

“Ekziston rrezik që ne të mbete të bllokuar, ndërkaq kufi i vërtetë i Evropës të bëhet IRJM-ja. Jemi në rrezik që të gjendemi me mijëra njerëz, të ikur dhe eemigrantë pa dokumente, të cilët nuk mund t’i kontrollojmë edhe ne, ashtu si edhe shteti, nuk kemi prioritete dhe qëllime të qarta”.

Analiza në Kathimerini:

Në qendrat evropiane kanë nisur bisedime për gjetjen e formulës, që do ti tejkalonte insistimet e Athinës për anulimin e datës për fillimin e bisedimeve për Shkupin, edhe përkundër insistimit të Greqisë që të mos ndodhë një gjë e tillë./PORTALB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button