U krijua Këshilli për trashëgiminë Kulturore të Prizrenit

Sot u konstituua Këshilli për trashëgiminë Kulturore të Prizrenit.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, u votua për anëtarët e rinj të Këshillit për Qendrën Historike të Prizrenit, sot, ky organ mbajti mbledhjen e parë, në të cilën u bë konstituimi i Këshillit dhe  u zgjodh kryesuesi i saj, z. Arbnor Morina.

Anëtarë të Këshillit janë: Arbnor Morina, Faridin Shala, Artnet Haskuka, Lutfi Ballëk, Don Shan Zefi, Svetlana Hagjiç dhe Igballka Rama.

Roli i Këshillit është të vëzhgojë dhe këshillojë rreth aktiviteteve në Qendrën Historike të Prizrenit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ky këshill është një mekanizëm shumë i rëndësishëm i cili do të këshillojë institucionet me qëllim të ruajtjes së Zonës Historike të Prizrenit, dhe po ashtu do të bashkëpunojë ngushtë me QRTK-në, Drejtorinë e Urbanizmit, dhe me organizatat e ndryshme të cilat si fushëveprim kanë trashëgiminë.

Zyra e Këshillit gjendet në Kompleksin ‘Evropa’, në qendër të Prizrenit.

Kuvendi i Komunës së Prizrenit, do të mbështesë fuqishëm punën e Këshillit, duke ofruar edhe mbështetjen për aktivitetet dhe veprimet e tij, të dala nga legjislacioni përkatës, por në të njëjtën kohë, do të mbikëqyr dhe do të kërkojë raport për punën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button