Nëntë pyetje publike për Teuta Arifin

Kur do e rregulloni problemin e deponisë në hyrje të qytetit, sepse riemërimi i saj nuk po e zgjidh problemin!?
Kur do e përfundoni ujësjellësin, sepse pjesa me e madhe e qytetit vuan mungesën e ujit!?
Kur do e rregulloni transportin urban sepse qytetarët detyrohen te lëvizin me vetura gjithandej!?
Kur do e rregulloni rrjetin e gazit natyror sepse qytetarët detyrohen të ngrohen me dru?!
Kur do ndërtoni vendparkime te mjaftueshme, garazhe nëntokësore, garazhe me kate, siç kanë ndërtuar në Shkup?
Kur do e rregulloni qendrën e sporteve, sepse është bere çerdhe narkomanësh e prostitutash? Te rinjtë e qytetit duan hapësire për të ushtruar sportet e tyre.
Kur do ndërtoni parqe e hapësira te gjelbra?
Kur do i çlironi hapësirat publike që janë uzurpuar nga subjekte të ndryshme?
Kur do publikoni gjobat që ju keni venë bizneseve që djegin mbeturina, ndotin ajrin – si dhe vërtetimet që ato subjekte kanë paguar gjobat? Kjo duhet për transparencë.
Kur do publikoni borxhet qe keni trashëguar nga administrata e kaluar, sa nga ato borxhe janë paguar, me çfarë fondesh – dhe cili është niveli aktual i borxhit te komunës se Tetovës ndaj kompanive private, apo borxhe tjera te ndryshme?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button