Majlinda garoi e lënduar, synon të jetë “tip-top” për Rio

Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi kanë rrëfyer emocionet e të shtunës, në kuadër të Sportit Total të KTV-së, një ditë pas suksesit që arritën në “Paris Grand Slam”, ku Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52kg.

Kuka ka deklaruar se kjo ka qenë finalja më e mirë në karrierë e Majlindës, e përfunduar për 39 sekonda, ndërsa një kalibër i sportistes si Kelmendi, sipas Kukës, lind një herë në 100 vjet.

Tutje ai ka shtuar se shpreson që Kelmendi nuk do të ketë lëndime në muajt në vijim, derisa e presin edhe pak gara deri në fillim të Lojërave Olimpike të Rios, ku synim është medalja.

Sa i përket Akil Gjakovës dhe Nora Gjakovës, Kuka ka thënë se Akili ka kaluar pritshmëritë në Paris, derisa Nora ka pak rënie të formës.

Në anën tjetër, Majlinda Kelmendi deklaroi se 2 ditë para garës, ka pësuar një lëndim në shpinë, dhe duke garuar në këtë gjendje, triumfi në fund e ka emocionuar tej mase, sa që edhe lotët e tradhtuan.

 

 

Ajo është optimiste për Olimpiadë, ndërsa ka deklaruar se stërvitë 3 herë më shumë se çdo garuese e kategorisë së saj.

Ndërsa finalistja Chitu nga Rumania, që kishte dhënë deklarata të mëdha para përballjes se do ta mposhtë Kelmendin, pas përballjes nuk ka folur me Majlindën për 15 minuta.

Tutje ajo shpalosi edhe detaje tjera interesante nga momenti i ceremonisë së medaljeve, kur për ta uruar atë në këmbë u ngritën të gjithë të pranishmit, duke përfshi edhe gjyqtarët, fakt ky që nuk ndodhë zakonisht.

Për më shumë, ndiqeni intervistën në videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button