Reali në hap me Barçën e Atleticon

Real Madridi ka mposhtur Granadan me rezultat 2 me 1 në xhiron e 23-të në La Liga për të mbetur në hap me Barçën dhe Atleticon që vazhdojnë të jenë në dy pozitat e para në tabelë.

Karim Benzema realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 30-të.

Rezultati u barazua në minutën e 60-të kur Youseff El Arabi barazoi gjithçka në 1 me 1.

Por, Reali u rikthye sërish me një supergol të Luka Modriqit në minutën e 85-të për të siguruar fitoren e 15-të sezonale.

Tani Reali ka 50 pikë në pozitën e tretë, një më pak se Atletico dhe katër më pak se Barça që po prinë e vetme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button