Ajri vazhdon edhe sot të jetë i ndotur, rekomandohet mbajtja e maskave

Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi gjatë mbrëmjes së sotme është mbuluar me mjegull të dendur.

Një pjesë e qytetarëve kanë filluar të mbajnë maska mbrojtëse nga ndotja e ajrit, kurse ajri i rënduar ndjehet edhe gjatë frymëmarrjes.

Nga Aeroporti i Shkupit bëjnë të ditur se për shkak të mjegullës nuk fluturojnë dhe nuk ulen aeroplanët.

Përveç komunës Gazi Babë, situatë alarmante është matur edhe në stacionet tjera matëse të ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit, si dhe në Tetovë e Kërçovë.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për shëndetin e tyre.

Sipas rekomandimeve të qeverisë gratë shtatëzëne dhe personat e moshuar mbi 60 vjet nuk duhet të shkojnë në punë, kurse të gjithë qytetarët që jetojnë në zonat e ndotura duhet t’iu shmangen daljeve të panevojshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button