Nënkryetari Sejdini shtroi darkë për gazetarët shqiptarë

Shtëpia e fubollit vendor (FFM-ja) sonte në Shkup, shtroi një darkë pune për gazetarët shqiptar të sportit të cilët ndjekin aktivitetet e kësaj federate. Kjo darkë u shtrua me nismën e nënkryetarit të FFM-së, z.Muhamet Sejdini me të vetmin qëllim që gazetarët shqiptar të shpalosin problemet me të cilat po ballafaqohen gjatë marrjes së informacioneve nga dora e parë. 

(Gazetari Shaban Sinani në emër të gazetarëve i dhuroi një dhuratë modeste nënkryetarit Sejdini)

Por edhe për të dhënë sugjerimi rreth asaj se çfarë duhet ndryshuar në marrëdhëniet media-FFM-media. Në këtë takim jo formal pune prezent ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Dimitar Zizovski dhe anëtari i KD të FFM-së, Cane Serafimovski. 

(Avdyl Salihu, Reshat Ibrahimi dhe Besnik Shabani, gazetarët e tri mediave të ndryshme)

Një praktikë të mbajtjes së takimeve të tilla me gazetarët shqiptar për herë të parë i aplikuan ish-trajneri i kombëtares së Maqedonisë, Mirsad Jonuz me bashkëpunëtorin e tij Nexhat Shabani.

(Gazetari dhe zëdhënësi i FFM-së, Faton Zylbehari i befasuar nga objektivi i aparatit tonë)

Lajme të ngjashme

Back to top button