Reali do të presë Suarezin deri në fund të sezonit

Drejtuesit e Real Madridit vazhdojnë të këmbëngulin në tentativat për blerjen e Luis Suarez.
Liverpooli sapo i ka filluar negociatat për rinovimin e kontratës së uruguaianit, mirëpo gjasat janë të mëdha që ai të presë deri në fund të sezonit për të marrë vendim.

Ndërkaq, edhe shefat e Realit nuk duan që ta çrregullojnë skuadrën në mes të sezonit, ashtu që do të presin deri në mbyllje të këtij edicioni për të bërë ofertë, njofton Daily Star.

Megjithatë, kur të hapet afati kalimtar në qershor, Los Blancos do të angazhohen me të gjitha forcat për transferimin e 26-vjeçarit.

Kujtojmë që Liverpooli refuzoi dy oferta të Arsenalit gjatë afatit të kaluar veror.

Lajme të ngjashme

Back to top button