Shkupi fiton edhe një kontrolluese

Skuadra e Shkupit ka luajtur të dielën miqësoren e fundit kontrolluese në Ohër, ku për kundërshtarë kishte skuadrën e Ligës së Tretë, Novaci. Në këtë ndeshje shkupjanët kanë shënuar fitore me rezultat 2:1.

Kësaj radhe përzgjedhësi I skuadrës “bardhekaltër”, Visar Ganiu u kishte dhënë shansin nga minuta e parë të luajnë futbollistët që nuk uinkuadraun shumë në dy ndeshjet e para, atë kundër Mlladost Lluçani dhe Teteksit.

Edhe pse skuadra e Novacit luan në Ligën e tretë, ajo është përforcuar me katër futbollistë të ekipit Mlladost CD, skuadër kjo nga Liga e Parë.

Por Shkupi tregoi seriozitet edhe në këtë ndeshje dhe kishte organizim të mirë të lojës dhe ishte skuadër që tregoi dallimin. Vlenë të ceket se ndeshja u luajtë në një fushë shumë të vështirë, e që për fat të mirë nuk kishte asnjë futbollist të lënduar.

Të parët në avantazh kaluan futbollistët e Novaci, ku pas nëj degazhimi të portierit Jasir Bajrami, këtë gabim që ndoshi në minutën e 20-të, e shfrytëzoi mirë Toni Veljanovski.

Por për të mos ndodhë befasia, vetëm pesë minuta më vonë pas një krosimi të mrekullueshëm të Ermedin Ademit, mekokë një supergol shënoi përforcimi i ri i Shkupit, Filipi Petkovski. Pjesa e parë përfunoi me këtë rezultat edhe pse Shkupi kishte edhe disa raste të tjera për gol.

Pjesën e dytë trajneri Ganiu e filloi po me 11-tëshen e njejtë, ndërsa goli i dytë dhe që rezultoi të jetë i fitores u shënua në minutën e 49-të, pas një loje të mirë të treshes, Zuka i cili asistoi te Petkovski, e që ky i fundit të nxjerrë të vetëm para golit Demir Hysenin për të shënuan.

Në vazhdim të lojës, diku më shumë se 25 minutat e fundit skuadra mori formë tjetër, pasi në lojë u futën futbollistët që kanë mëshumë minutazh, ndërsa kjo rezultoi edhe me shumë raste të Nuhiut, Osmanit, Bajramit, por asnjë nga gjuajtjet e tyre nuk përfundoi në rrjetin e Novacit.

Nëdueoin e sotëm për herë të parë në kontrolluese u paraqit dhe braziliani Ivo Jorge Santos da Costa, i cili kishte paraqitje të mirë, por që vazhdon të vëzhgohet nga stafi i trajnerëve.

Skuadra e Shkupit do të vazhdojë qëndrimin në Ohër deri të hënën, kur pasi të kryejë stërvitjen e mëngjesit, pasdite nisen për në Shkup. Skuadra do të ketë dy ditë të merituara pushim, që më pas me 14 shkurt të luajë ndeshjen e fundit kontrolluese, ku përballë do të ketë KF Gostivarin./Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button