Kovaç: Dëshirojmë fuqishëm ta mbrojmë kufirin Maqedoni-­Greqi nga refugjatët, por për këtë na nevojitet zgjidhje evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Miro Kovaç, në një deklaratë për MIA­n në suaza të takimit të sotëm të Këshillit joformal për punë të jashtme të Bashkimit Evropian kushtuar rrugës perëndimore­ballkanike migruese në Amsterdam, në të cilin marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të vendeve kandidate të kësaj rrugë, tha se Bashkimi Evropian dëshiron fuqishëm ta mbroj kufirin Maqedoni­Greqi si kufij i jashtëm i Unionit lidhur me refugjatët.

Por siç njofton korrespondenti i MIA­s nga Amsterdami, shefi kroat i diplomacisë vlerëson se për këtë nevojitet zgjidhje evropiane. “Ne me simpati shohim në atë që kufiri mes Maqedonisë dhe Greqisë të jetë kufi në të cilin do të vendosim kontroll të fuqishëm. Por kjo zgjidhje duhet të jetë me karakter evropian, duhet rreth kësaj të gjithë në BE të dakordohemi, të gjitha vendet anëtare. Nuk mjafton ajo ta duan vetëm Kroacinë, Slloveninë, Hungarinë, duhet të gjithë në BE këtë ta duam dhe të marrim vendim të tillë. Vetëm në rast të tillë, zgjidhja e tillë ka kuptim” theksoi Kovaç në deklaratën MIA-­n.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, shtoi se në takimin e sotëm “Giminih” me kolegët e tijk nga BE­ja dhe shefat diplomacive të Maqedonisë, Serbisë, Turqisë dhe Shqipërisë, ai ka theksuar se bashkëpunimi mes Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë funksionon mirë. Për dallim nga shefi hungarez i diplomacisë Peter Sijatro, i cili para fillimit të takimit të sotëm për MIA-­n konfirmoi se Sllovakia, Sllovenia, Hungaria, Kroacia, Çekia, Polonia dhe Austria janë vendet e BE­së të cilat kërkojnë largim faktik të Greqisë nga zona e Shengenit dhe mbrojtje e kufijve të Unionit në Maqedoni, ministri kroat është i kujdesshëm dhe thekson se vetëm zgjidhja evropiane mund të jetë e zgjidhje eqëndrueshme lidhur me krizën migruese. Lidhur me atë nëse ekzistojnë variante tjera me të cilat Bashkimi Evropian mund t’i ndihmojë Maqedonisë, duke pasur parasysh mirënjohjes se shteti i Maqedonisë deri tani vetë lufton me fluksin e madh migrues, shef i diplomacisë të Kroacisë thotë se vendi i tij veçmë ka policë të tyre në Maqedoni.

Ky qëndrim i ministrit kroat përputhet me qëndrimin e eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han, i cili sot porositi se” nevojitet zgjidhje evropiane”. Ndërsa takimi i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE­së me kolegët e tyre nga Maqedonia, Serbia, Turqia dhe Shqipëria vazhdojnë dhe pasdite priten rezultate lidhur me atë çfarë ndihme do të sigurojë Unioni për këto vende në ballafaqimin me krizën e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button