Po të kishte hapur Maqedonia 500 vende punë në ditë, ku do të ishim sot?!

Në Republikën e Maqedonisë çdo ditë hapen rreth 500, 600 vende të reja pune.”-tha Vllatko Popovski, drejtor i Agjencisë për Punësim. Por me këtë shifër nuk përputhen të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika. Ndërsa nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore deklaruan se sikur vërtetë të hapeshin 500 vende pune çdo ditë Maqedoninë do ta kishin lakmi të gjitha shtetet anëtare të BE-së, njofton Portalb.mk.

Sipas matematikës së thjeshtë, nëse çdo ditë hapen 500 vende të reja atëherë për 3 muaj do të duhej të hapeshin 45 000 vende pune, ndërsa për një vit 182500 vende pune!

Ndërkaq sipas Entit Shtetëror për Statistika çdo tremujor numri i vendeve të zëna të punës rritet për vetëm 3-4 000, kurse numri i vendeve të lira të punës për vetëm  6-7 000.

Nëse në ditë hapen 500 vende të reja pune atëherë çdo vit do të duhej të hapeshin 180 000 vende të reja pune, por sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika numri i vendeve të zëna të punës është rritur për rreth 8000 gjatë vitit 2014, ose 16 000 për nëntë muajt e parë të vitit  2015, njofton Portalb.mk.
LEXO: ANALIZË: Ekonomia përmes numrave – standardi, papunësia, investimet!

2015
Vende pune Të zëna Të lira
Tremujori i parë  446 858  6 749
Tremujori i dytë  452 291  6 747
Tremujori i tretë  455 043  7 155
2014
Vende pune Të zëna Të lira
Tremujori i parë  430 741  6 503
Tremujori i dytë  430 947  6 016
Tremujori i tretë  435 681  6 973
Tremujori i katërt  439 035  6 104

Nga ana tjetër papunësia është 25,5%. Në mesin e të papunëve janë edhe 33 doktorë shkencash. Ndërsa sipas të dhënave të Bankës Botërore 626 312 shtetas të Maqedonisë janë larguar jashtë vendit (në fund të vitit 2013).
LEXO: BB:Maqedonia e para në listën e papunësisë

“OEMVP përqindjen e papunësisë e sheh si problematike dhe ndoshta jo të saktë, gjithmonë duke u nisur nga fakti se në Republikën e Maqedonisë nuk kemi regjistrim të popullsisë, kjo len për të dëshiruar që çdo gjë që nxirret si proporcion është temë për diksutim. Edhe deklarata e Drejtorit të agjencisë për punësim Vlatko Popovski, se në Maqedoni çdo ditë do të hapen nga 500 deri në 600 vende pune, duhet parë me skepticizim, për faktin që këto të dhëna janë shpalosur në një debat të organizuar nga një organizatë joqeveritare dhe rrjedhimisht nuk mund të konsiderohen si zyrtare. Por, edhe sikur të ishin, hapja e 500 vendeve të reja të punës do të ulte papunësinë në një nivel që çdo shtet anëtar i BE-së do na kishte lakminë si vend.”-deklaruan për Portalb nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

“Nësë ky numër krahasohet me të dhënat e Entit Shtetëror Statistikorë në bazë tremujore apo vjetore do të fitojmë disproporcion të dhënash. Andaj, lindin disa dilema, se sa nga këto vende të reja plotësohen me të punësuar aktual siç janë ngritjet në nivel, me konkurs publik, apo sa nga këto të punësuar kalojnë në vende të reja punë, p.sh nga një kompani në tjetrën, që realisht do të thotë se niveli i papunësisë ngel i njëjtë.”
LEXO: Qeveria fshin të papunët, kështu ul shkallën e papunësisë 

Ndryshe nga shifra e hapjes së 500 vendeve të reja të punës në ditë, nga tabelat e mësipërme mund të vërehet se për nëntë muaj gjatë vitit të kaluar ka pasur gjithsej 20 651 vende të lira pune, që dmth mesatarisht 2 294/në muaj, respektivisht 76 vende të lira pune/në ditë.  Ndërsa numri i vendeve të zëna të punës është rritur për 16 008 (455 043-439 035), 1 778/muaj ose 59 vende të zëna pune/ditë, njofton Portalb.mk.

Numri i të punësuarve është 711 380, nga të cilët 555.554 në sektorin privat, ndërsa 155.826 në “sektor tjetër” në të cilin dominon sektori shtetëror.

“OEMVP vazhdimisht ka alarmuar mbi mosplanifikimin adekuat të tregut të punës nga ana e politik-bërësve në vend. Andaj përkrahja e sektorit privat, kompanive të vogla dhe të mesme duhet të jetë e menjëhershme, sepse vetëm ata mund të krijojne dhe ndikojnë në uljen e papunësisë së pergjithshme në Maqedoni.”-thanë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore./ Portalb.mk.

LEXO: (Pa)perspektiva e të rinjëve në Maqedoni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button