Beyonce me këngë të re (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Beyonce ka publikuar këngën e saj më të re.

“Formation” titullohet kënga e saj më e re të cilën ajo e ka publikuar edhe me videoklip.

Producent i kësaj kënge është Mike Will, ndërsa është shkruar nga Swae Lee.

Para pak ditësh ishte përfolur se këngëtarja do të zbulojë këngën e saj më të re në ngjarjen sportive Superboël 2016, transmeton Klan Kosova.

Në të vërtetë thashethemet e përhapura ishin të vërteta pasi këngëtarja do të këndojë këngën e saj më të re në këtë ngjarje ndërsa do ti bashkohet edhe grupit të famshëm Coldplay për të kënduar hitin e tyre të përbahskët, “Hymn for the Weekend”.

Në mesin e thashethemeve thuhet se Beyonce në këtë ngjarje do të tregojë edhe për shtatzëninë e saj.

Duket se mund të ndodhë e njejta gjë sikur ngjarja kur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Video Music Aëards ajo ka treguar se është në pritje të fëmijës së saj të parë, Blue Ivy.

Nëse kjo do të ndodhë vërtetë, mbetet të shihet në paraqitjen e Beyonce.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button