Edhe Lunaçek në mbështetje të Jahjagës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian dhe nënkryetarja e këtij institucioni të BE-së, Ulrike Lunaçek, ka mbështetur thirrjen e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, drejtuar liderëve politikë në Kosovë, për gjetjen e një zgjidhje me anë të bisedimeve të përbashkëta, njofton Klan Kosova.

“Unë mbështes iniciativën e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për të ftuar të gjithë liderët e partive në një tryezë të përbashkët – shpresoj se të gjithë do të përgjigjen pozitivisht”, ka shkruar Lunaçek në llogarinë e saj në Twitter.

Jahjaga ka ftuar të gjithë krerët e partive më të mëdha në vend, nga pozita e opozita, të ulën në një tryezë të përbashkët dhe të bisedojnë në gjetjen e një zgjidhje potenciale.

Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi, e kanë pranuar ftesën e Jahjagës, por ende nuk ka një vendim nga Opozita në Kosovë.

Në takimin e sotëm mes bllokut opozitar thanë se nuk biseduan shumë për ofertën e Jahjagës, dhe me një vendim për këtë çështje do të dalin të dielën.

Opozitarët më parë kanë thënë se do të pranonin një takim me Jahjagën, vetëm nëse në të do të flitej për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme – diçka që opozita po e kërkon prej kohësh.

Por, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi në një konferencë të përbashkët me Mustafën të shtunën, tha se zgjedhje do të ketë, por vetë në verën e viti 2018.

Ofertën e Jahjagës drejtuar liderëve, e ka përkrahur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Madje, diplomati amerikan duket se do të jetë edhe pjesëmarrës në ato takime – nëse veç ndodhin.

Kriza politike në Kosovë ka filluar me datën 22 shtator të viti 2015 kur në seancën e Kuvendi të Kosovës, deputetët e opozitës gjuajtën me vezë Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, duke e akuzuar se ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme për Kosovën, me Serbinë për Asociacionin dhe me Malin e Zi për Demarkacionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button