Mehmeti: Mediat, viktimë e pozicioneve partiake

“Mediat po bëhen viktimë e partive politike”, kështu tha analisti politik Ibrahim Mehmeti në emisionin “10 minuta” pranë televizionit 21. Sipas tij, partitë duke u frikësuar se do të humbin pozicionet e tyre, çështjen e mediave po mbajnë në një situatë të “status quos”.

“Ekziston një mosbesim dhe një frikë për humbjen e pozicioneve nga ata të cilat mund ta përcaktojnë pozicionin e mediave. Është e qartë se për qeverinë ‘status quo’-ja është ajo që preferohet, mirëpo në anën tjetër është e qartë se, nëse Maqedonia dëshiron të krijoj bindje se është e vendosur në procesin e daljes nga kriza politike dhe zbatimin e saj që e ka premtuar, atëherë qasja ndaj këtyre reformave duhet të jetë me e sinqertë dhe më e hapur pa frikë se mund të humb ndonjë pozicion, sepse tek e fundit humbja eventuale e pozicioneve do të thotë liri të madhe për mediat”, tha Mehmeti.

Sipas tij, është e rëndësishme që mediat të bëjnë përpjekje në qartësimin e pozicioneve të tyre, sepse sipas tij ekzistojnë dallime mes grupimeve të ndryshme.  Analisti Mehmeti tha se nëse nuk ka koordinim atëherë nuk do të ketë zgjidhje në favor të mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button