Shkupi sulmoi, Teteksi i dënoi me penalti (FOTO)

Skuadra bardhekatër nga Shkupi ka pësuar disfatën e parë në fëzën përgatitore, por duke qenë kundërshtare shumë më e mirë se Teteksi, të cilët shënuan një gol nga pika e bardhë, e që ishte dhuratë nga gjyqtari Marijan Markovki, i cili me sygjerim të ndihmësit të tij anësor akordoi dënim nga 11-të metërshi.

Shkupi ishte skuadër që sulmoi për 90-të minuta dhe ishte shumë aktive në të gjitha anët e fushës, por shumë raste të pastërta shkuan huq. Floren Osmani i cili e filloi ndeshjen si qendërsulmues, kishte mundësi që në minutën e 2-të të shënojë, ndërsa rast të pastër kishte edhe në minutën e 10-të kur doli i vetmuar para portës së Teteksit, e ku portieri kundërshtar triumfoi.

Shkupi - Teteksi
Shkupi – Teteksi

Vetëm tre minuta më vonë Ardian Nuhiu shënon gol, e që gjyqtarët e anulojnë duke aluduar se kishte ndërhyrje nga Nuhiu. Osmani edhe një herë ishte në mundësi për të shënuar, por edhe kësaj radhe rasti shkoi huq.

Vetëm dy minuta para përfundit të pjesës së parë, një duel ishte Bujamin Asani me një nga futbollistët e Teteksit, e që ky i fundit arriti të simulojë se kishte ndërhyrje, ndërsa ndihmësi i Markovskit sinjalizoi që të akordohet dënim nga pika e bardhë, ku i saktë ishte Bobi Bozhinovski.

Moment nga ndeshja Shkupi - Teteksi
Moment nga ndeshja Shkupi – Teteksi

Edhe pjesa e dytë ishte në ritëm të njejtë, trajneri Visar Ganiu bëri disa ndryshime duke futur në lojë futbollistë më të freskët, ndërsa në këtë pjesë Nuhiu shënoi gol, e që referët e klasifikuan si pozitë jasht loje, ndërsa një herë Petkovski dhe dy herë të tjera Maksuti tentuan që të barazojnë, por pa konkretizim.

Shkupi të dielën luan kontrolluesen e fundit në Ohër, ndërsa për kundërshtarë ka ekipin eNovacit, ndërsa trajneri Ganiu do tu japë rast më shumë futbollistëve që nuk kishin shumëminuta në ndeshjen ndaj Teteksit. /Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button