Presidenti më i dashur i gjithë kohërave për Amerikanët

John F. Kennedy mbetet presidenti më i dashur i kohërave nga qytetarët amerikan, sipas një sondazhi të ”Gallup”, të zhvilluar me rastin e përvjetorit të 50-ë të vdekjes së JFK, që ndodhi në Dallas më 22 nëntor të vitit 1963.

Për 74 për qind të të intervistuarve Kennedy ishte “i jashtëzakonshëm” ose “shumë i mirë” krahasuar me presidentët e tjerë.

Ai nuk ishte popullor vetëm për vdekjen e tij të parakohëshme dhe tepër tragjike, duke qenë se ishte edhe Komandanti i Parë më i dashur i Forcave të Armatosura të SHBA-së ndërsa ishte në detyrë, me mbi 70 për qind të mbështetjes së fuqishme të ushtarëve.
 
”Gallup” tregon më tej se pjesa më e madhe e amerikanëve, 61 për qind, besojnë se Lee Harvey Osëald nuk ka vepruar i vetëm. Besohet ende në një teori komploti dhe 13 për qind besojnë në përfshirjen e mafies.

Lajme të ngjashme

Back to top button