Politologu Sulimani boton librin e parë

Neouillsonizmi, Politika e Jashtme e SHBA-së dhe Konfliktet në Ish-Jugosllavi, ishte libri që u promovua sot me autorë magjistrin Xhenis Sulimani. Në librin  “Neo Uillsionizmi”, bëhet fjalë për presidentin Amerikan Udro Villson dhe doktrinë e tij. Autori i librit Xhenis Sulimani tha se ajo që e ka shtyrë atë për të shkruar për presidentin amerikan, është fakti se beson se në politikë ka vend për moralin dhe se Uillson është njëri ndër të parët që ka futur moralin në politikë, njofton TV SHENJA.

“Meqenëse jam ithtarë i moralizmit në politikë dhe duke para parasysh figurën e ndritshme të Uillsonit sidomos për ndihmën e tij ndaj shteteve Ballkanike, me theks të veçantë Shqipërinë dhe Kosovën, e kam parë të arsyeshme që këtë doktrinë të tij ta dokumentoj me anë të një libri. Jam i sigurt se ky libër do të ju ndihmoj shumë në ndriçimin e ideologjisë mbi moralin, diplomacinë dhe mjetet me të cilat mund të arrijmë deri tek një politikë moraliste”, ka deklaruar Sulimani.

Ndërkaq njëri nga recensentët e librit, profesori universitar, Misho Dokmaniviq tha se autori i librit ka dashur që të ndërlidh konceptin e Uillsonit me ngjarjet në Ish Jugosllavinë në vitet e 90-ta, pra në një farë forme të riafirmojë doktrinën Uillsioniste.

“Uillson është njëri nga presidentët më të rëndësishëm amerikan në shekullin e 20.  Me Uillsonin fillon interesi  amerikan për botën, posaçërisht për Evropën, pasi deri atëherë ata zhvillonin  një politik izolacioniste. Hulumtimi i tij e ndërlidh historinë dhe ngjarjet moderne duke ndërtuar një koncept të ri i cili është në një farë mënyre i njohur në botë. Promovimi i sotëm është me rëndësi për opinionin shkencorë në vendin tonë”, deklaroi profesori Dokmanoviq.

Përndryshe ky është libri i parë nga politologu Xhenis Sulimani, ndërsa është botuar nga Shtëpia Botuese “Logos A”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button