Marrëveshja kornizë e dobëson Maqedoninë si shtet

Naum Kotevski, editorial – “Koha e re e LSDM”, Utrinski Vesnik
Në habitusin politik të Zaevit qëndron dëshira të bëhet politikan – yll i cili e ndërton imazhin e tij me kyçje aktive në organizimin partiak, e jo me alienimin nga i njëjti. Ai dëshiron të dëshmon se aftësitë prej menaxhimit nuk janë kualifikime periferike për sukses.

Toni Naunovski, kolumnë – “ Mësimet e pamësuara historike të Maqedonasve”, Dnevnik
Tentimi i shtetit tonë për themelimin e, për botën të panjohur, ligjit të ri kushtetues me të ashtuquajturën Marrëveshje kornizë, në vazhdimësi e dobëson si shtet.

Erol Rizaov, kolumnë – “ I pasur pa pune dhe mund”, Utrinski Vesnik
Ka një thënie e vjetër: nëse don të fitosh në bixhoz, hape një kazino. Nuk ka tjetër mënyrë të mos jesh në humbje. Stavreskit kjo iu kujtua me shumë mend. Qeveria hapi kazino.

Sllobodan Najdovski, kolumnë – “Kryqëzimi i ministrit Stavreski”, Utrinski Vesnik
Qeveria si e mbytur kërkon shpëtim dhe e vonon ballafaqimin me realitetin. Të mospasurit inevntivitet për gjetjen e masave për dalje nga situata Qeveria e kompenson me organizim të lotarisë.

Ilija Dimovski, kolumnë – “ Zaevi ofron 2,4 herë gënjeshtër më të madhe se Shekerinska”, Dnevnik
Tendenca  për të premtuar çdo gjë që mendojnë se qytetarëve kanë dëshirë të dëgjojnë, është më se e qartë, se a do ta realizojnë më tej, aspak nuk e kanë me rëndësi.

Katerina Neshkova, koment – “Aran për partitë e përtypura”, Dnevnik
Nuk është hera e parë që Maqedonia të ngecë me ekspertë të huaj të cilët duke na e zbuluar ujin e ngrohtë,  detyruam duartrokitje në skenën e hapur. Gjatë kësaj, arsyeja kryesore për këtë mrekulli të tipit “para prezentëve të mrekulluar mbajti fjalim inspirues” është me mbiemër “të huaj”.

Aleksandar Stankovski, kolumnë –“ Dialog”, Utrinski Vesnik
Është e lodhshme që njeriu me seriozitet të merret me inkuizitorët e shijes së mirë, sepse motivimi i tyre trivial është kthim i serishëm në pushtet të cilin në asnjë mënyrë nuk guxojmë tua besojmë pësh kak të marrëzisë dhe keqdashjes së tyre.

Mitko Jovanov, kolumnë – “Zhvillim i shtetit përmes investimit në qytetarët”, Sloboden Peçat
Nuk ekziston politikë sociale shtetërore, por diskriminim dhe keqpërdorim social të gjendjes së rëndë të qytetarëve, nga partitë qeveritare, që të nxjerr vota  nga trupi votues.

Miroslav Grçev, kolumnë – “ Dhjetë urdhërat e Gruevskit”, Slloboden Peçat
Funksionimi  jokushtetues i këtij shteti monstër plotësisht e servisonadministrata e partizuar, efikasiteti i së cilës bazohet në mungesë të mendimit,, ndërgjegjes dhe njerëzisë, si dhe bindjes tapë dhe servilizmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button