Pacolli prish koalicionin me PDK-në në Prizren

Koalicioni i AKR-së dhe PDK-së në Prizren, për garën e balotazhit për kryetar komune që mbahet më 1 dhjetor, ka zgjatur vetëm pak ditë. 

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, thotë se nuk dëshiron që partia e tij, të përkrahë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit,Ramadan Muja.

AKR-ja dhe PDK-ja, zyrtarizuan ditën e shtunë koalicionin për të mbështetur Ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit, por mesa duket, koalicioni qenka nënshkruar pa dijeninë e Pacollit. 

“Pacolli nuk ka qenë i informuar për këtë koalicion. Pasi ka marrë vesh ka reaguar dhe ka kërkuar që të prishet”, ka thënë burimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button