Ushqimet që luftojnë dhimbjen e kokës

Mundni dhimbjen e kokës me këto 7 ushqime:

Qumështi me yndyrë të ulët
Një ndër nxitësit kryesor të dhimbjes së kokës është dehidratimi, ndaj shmangni alkoolin apo ushqime të tjera të pasur në sodium. Qumështi nuk konsiderohet vetëm si një likuid hidratues por ai është i pasur me minerale si kalciumi dhe kaliumi, të cilët ndihmojnë në eleminimin e efekteve të sodiumit.

Peshku i yndyrshëm
Ushqimet e pasura me Vitamin B si B6, B12, dhe acidi folik ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes së kokës, kjo është dhe arsyeja se pse salmoni dhe toni konsiderohen si pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme qëllimi i së cilës është reduktimi i dhimbjeve(përfshihen dhimbje të ndryshme jo vetëm e kokës.)

Pjepri
Padiskutim që do të ishtë pjesë e listët, është një frut i pasur në ujë dhe kalium, ai shërben si një kundërbalancues ndaj dhimbjeve të kokës të shkaktuara nga niveli i lartë i sodiumit dhe dehidratimi. Një pjepër mesatar gjithashtu ofron 66 miligram magnez, e cila është afërsisht e barabartë me 16% e vlerës së rekomanduar ditore.

Qiqrat
Edhe këto futen në listën e ushqimeve të pasura me magnez, një filxhan kafe me qiqra përmban më tepër se 25% i vlerës ditore të rekomanduar të magnezit.

Patatet
Njësoj si pjepri edhe patatet janë të pasura në kalium dhe ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të kokës së shkaktuar si pasoj e dehidratimit. Një patate bashkë me lëkurën përmban 25% të vlerës ditore të rekomanduar të kaliumit, si edhe përmban vitamin A, C dhe B6.

Qershitë
Ngrënia e çdo fruti ndihmon në reduktimin e dhimbjes së kokës, pasi në këtë formë ju furnizoni trupin me më shumë ujë. Por ajo që i bënë akoma më të veçanta qershitë është fakti se ato përmbajnë element të cilët konvertohen në oksid nitric në gjak, duke ju mbrojtur në këtë formë nga dhimbja e kokës.

Uji
Të qënit i hidratuar është gjëja më e rëndësishme për parandalimin e dhimbjes së kokës dhe trajtimin e saj. Ndaj konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës, për të shmangur dehidratimin dhe kujdes mos i shmangni asnjëherë vaktet e ushqimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button