Skënderbeu ndalet në Kosovë me librin 300-vjeçar

Faqet e para të librit bojëkafe, të shqyera vende-vende, janë të zbrazëta. Në faqen e tretë shfaqet i pikturuar një burrë me mjekër dhe mustaqe të dredhura. Në kokë ka një kurorë gjethesh. Dorën e majtë të mbështetur në bel, kurse në të djathtën mban një heshtë të shkurtër. Mbi të, me shkronja të mëdha në gjuhën latine shkruhet: “Georgious Castriotus, Epirotarum Princeps”, shkruan sot Koha Ditore.

Gravura e Skënderbeut pa përkrenaren e tij është punuar enkas për librin e Marin Barletit “Historia e Skënderbeut”, botim i vitit 1743 në Zagreb të Kroacisë. Ky është botimi IV i librit origjinal të shkruar nga Barleti në vitet 1508-1510 në Romë, të cilin e ka siguruar Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” nga fondi i librave të rrallë të Panairit të Frankfurtit të mbajtur gjatë muajit tetor.

Portreti i Skënderbeut në gravurë, i njohur nga botimi i Frankfurtit të vitit 1577, është punuar nga artisti zviceran, Jost Amman (1539-1591). Ai ishte i njohur për gravurat e tij në bakër e dru dhe ka realizuar dhjetëra të tilla me temën e luftërave të Skënderbeut për botimet 1577-1578 të veprës së Barletit në gjermanisht “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut, princit të epirotëve”.

Fiks 567 vjet më parë Skënderbeu me forcat arbërore së bashku me Pal e Nikoll Dukagjinin ia mësynë Fushë-Kosovës për të marrë pjesë në Luftën e Dytë të Kosovës që u zhvillua gjatë vitit 1448. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button