Maqedoni, sa ka rrethana për verifikimin e ‘bombave’ skandaloze të Zaevit?

“Bombat” e publikuara nga opozita maqedonase, tronditën tërë opinionin publik që dëgjonte funksionarët shtetëror se si keqpërdornin pushtetin. Në letrën dërguar KE-së, OJQ-të ndër tjerash përmendën fakte, sipas të cilave ngritet dyshimi mbi rrethanat e verifikimit të “bombave”, njofton Portalb.mk.

“Avokatit të Popullit nuk i është mundësuar të kryejë një hulumtim efikas për shkeljen e të drejtave të njeriut në lidhje me skandalin e përgjimeve; Komisioni Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit nuk ka ndërmarrë asnjë masë efektive në lidhje me zbulimin publik të dëshmive për korrupsion në nivelin më të lartë; ndërsa në kreun e Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale është vendosur person për të cilin ishin zbuluar dëshmi serioze për përfshirje në krime zgjedhore.”-shkruanin OJQ-të, njofton Portalb.mk.

Avokati i popullit pengohet

Qysh në shtator Avokati i popullit i ka dorëzuar raport Parlamentit, se është penguar në kryerjen e punës. Ashtuqë Avokati i popullit për shkeljen e privatësisë dhe jetës familjare kishte kërkuar përgjigje për pyetje konkrete nga Ministria për Punë të Brendshme dhe Prokuroria Publike. Por informatat e kërkuara nuk iu dorëzuan me arsyetimin se vlerësohen si sekrete.

Kreu i Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, temë bisede në ‘bomba’

Fjala është për Goran Trajkovskin, i cili paraprakisht ishte drejtor i Drejtorisë së të Hyrave Publike (DHP). Në bisedat telefonike dëgjohet se si Trajkovski urdhëron kontrolle selektive në ndërmarrjet që nuk janë të afërta me VMRO-DPMNE-në, bisedon se si të vendosin dënime për ndërmarrjet para fushatave zgjedhore. (Biseda Goran Trajkovski- Latas, min 25:44- 27:52)

Përveç kësaj, në bisedën telefonike ndërmjet Martin Protugjer, shef i kabinetit të kryeministrit dhe Emil Stojmenov, pronarit të televizionit Kanal 5, në të cilën Drejtoria e të hyrave publike ka kryer kontrollë dhe ka gjetur një seri vërejtjesh, dëgjohet se si në vend të dënimit, me drejtorin e DHP-së u dakordua që ai vetë ta shkruaj procesverbalin, ashtu siç dëshironin, pa i marrë në konsideratë vërejtjet e inspektorëve. (Biseda Emil Sotjmenov-Martin Protugjer, 27:53 – 30:53)

Komisioni Shtetëror për Luftën kundër Korrupsionit– Strategji 4 vjeçare por asgjë konkrete

Në Strategjinë 2016-2019 theksohet se nuk mund të sillen përfundime mbi suksesin a mossuksesin e aktiviteteve anti-korruptive, nëse për të nuk ekzistojnë të dhëna precize dhe relevante; dhe se strategjia ka disa faza të cilat duhet realizuar për këtë periudhë kohore (siç janë përcaktuar në planin aksionar), pasi efektet e shpejta për periudhë të shkurtër mund të zvogëlojnë përkrahjen publike, njofton Portalb.mk.

Askund në Strategji nuk përmendet skandali i përgjimeve. Megjithatë një nga pikat e planit aksionar është ndjekja e evidencës së hetimeve, akuzave dhe gjykimeve për rastet e korrupcionit.

Me Strategjinë, respektivisht Planin Aksionar është përcaktuar kontroll i metodologjisë, Rregullores së Qeverisë, procedurave të brendshme; Rishikim i politikës ndëshkuese në sferën e blerjeve publike, analizë të Ligjit për koncesione dhe parteritet privato-publik (monitorim të procedurave për shpërndarje të koncesioneve dhe Partneritetit privato-publik dhe rritje të mbikqyrjes mbi zbatimin e koncesioneve); Publikim i gjendjes pasurore (personi zyrtar të publikojë formular vjetor të pasurisë së tij në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Anti-Korrupsion), rritjen e sanksioneve; ndryshime në ligjet e gjyqësorit dhe prokurorisë publike, Këshillit Gjyqësor të RM-së dhe Këshillit të Prokurorëve publik të RM-së; ndryshim të Ligjit mbi partitë politike dhe Ligjit për financimin e partive politike,  dorëzim të raportit të të dalurave dhe të hyrave për kampanjat zgjedhore për rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë së partive politike; Ndryshim dhe plotësim të Ligjit për qasje të lirë deri tek informacionet e karakterit publik etj, njofton Portalb.mk.

Prokurorja speciale has në obstruksione

Prokurorja speciale, Katica Janeva, e cila ishte zotuar se çdo fjalë nga “bombat” do të jetë lendë për analizë, herë pas here po has në obstruksione të ndryshme gjatë punës së saj. Në fillim kontestohej numri i ekipit të cilin e kërkonte ajo, pastaj buxheti e saj, kurse tani janë ngre kallëzime penale në adresë të bashkëpunëtorëve të saj./Portalb.mk

LEXO: Fillon me punë Komisioni anketues për falsifikimin e letërnjoftimeve
LEXO: Komisioni po dështon, s’ka llogaridhënie politike para popullit për skandalin me “bombat”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button