Akgun: Te Shkupi gjeta familjen e dytë (Foto)

Skuadra e FC Shkupi  nga dita në ditë po arrin të bëhet skuadër edhe më e fortë, së fundi ka bërë edhe disa prurje shumë me vlerë në radhët e saja, duke dashur që të vazhdojë të jetë skuadër që këtë sezonë do të kërkojë të mbetet në pjesën e epërme të tabelës. Pas përforcimeve që erdhën nga futbollistët vendas siqjanë Sedat Berisha dhe Filip Petkovski, në radhët e shkupjanëve është edhe një shtetas francez me prejardhje turke, Enes Akgun.

Në bëzë të ndeshjeve që deri tani ka zhvilluar turku dhe gjatë përgatitjeve që ka zhvilluar me skuadrën “bardhekaltër”, turku ka kënaqur me paraqitjet e tija stafin teknik dhe kryetrajnerin Visar Ganiu. “Që nga dita e parë që erdhi në klubin tonë vërejtëm te Akgun se ka një talent të madh, ai është futbollist i shkolluar dhe ka potencial të madh që të arrijë shumë. Është shumë punëtor dhe shumë i sjellshëm. Është si përpikt në stërvitjet të cilat i realizon me shumë përkushtim, ndërsa edhe në ndeshjet kontrolluese ka shfrytëzuar minutat që i kemi dhënë”.

Turku me pasaportë francëze mtë Shkupi ka ardhur si futbollist i akademisë së FC Montfemeil  me të cilin klub ka luajtur deti në moshën 19 vjeçare, pasi që kjo skuadër ka punuar vetëm me grupmoshat e reja, ai ka qëndruar aty për  5 vjet. Më gerët ai e kishte filluar karrierën si fëmijë te ekipi Livry Gargan në qytetin e Parisit, që më pas dy vite të vazhdojë me me Creteil Lusitanos (Academy).

Enes Akgun
Enes Akgun

“Fillimisht do të doja të falënderoj të gjithë për mikëpritje që më kanë bërë, kryetarit Ejup Ademi, trajneri Visar Ganiu dhe të gjithë tifozëve që më kanë bërë të ndjehem si në shtëpinë time. Para se të vendosi për Shkupin, më kishin thënë se Shkupi është familje e madhe dhe nuk të lënë të ndjehesh i mërzitur. Këtë e treguan nga dita e parë ku kemi punuar me shumë seriozitet dhe unë arrita të adaptohem menjëherë”, ka thënë Akgun.

Sigurisht se të vishë në Maqedoni nga Franca ka edhe dallime të mëdha në punë dhe kampionat, këtë e ka spjeguar edhe Enes Akgun.

“Po ka dallim dhe mendoj se ka një ndryshim të madh në  mënyrën e punës. Në Francë më shumë i jepet rëndësi atletit dhe shpejtësisë, luhet futboll me shumë lëvizje, ndërsa këtu shof që më tepër luhet futboll teknik. Mendoj se do të arrijë të bëjë një gërshetim të këtyre dy taktikave, që për mua do të ishte një epërsi e madhe”.

Më tej Akgun ka spjeguar se pse ka zgjedhur kampionatin e Maqdonisë, dukepotencuar se ai synon të bëjë transferim në kampionatin turk. “Kisha thirrje nga disa ekipe turke, por pasi që unë vijë nga akademi futbolli më duhet përvojë shtesë në ekipe profesionale që më pas të vazhdojë në kampionate edhe më të forta. Synoj që një ditë të luajë në kampionatin spanjol”.

Enes Akgun
Enes Akgun

Enes Akgun është prej futbollistëve të parë që përforcoi Shkupin këtë gjysmësezon, ndërsa deri më tani ka luajtur në dy ndeshje kontrolluese, ndaj Makedonija Gj.P ishte asistent në golin që shënoi Janevski, ndërsa ndaj Mlladost Luçani pas goditjes së tij Shkupi mori penalti.

Enes Akgun ka potencuar edhe një herë se në klub është shumë i respektuar. “Ky klub është klub familjar, të gjithë respetkojë njëri tjetërin. Të gjithë më zgjatën dorën që nga fillimi dhe më ndihmuar të kem vetëbesim të madh.  Dhe në fund Akgun ka thënëse ai do të shfrytëzojë paraqitjet e tija në FC Shkupi, që të bindë edhe përgjedhësin e Turqisë që një ditë ti bëjë ftesë tëjetë pjesëe reprezentacionit turk, që është ëndërr e tij nga fëmijëria. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button