Bejl dhe Orav janë takuar me drejtorin e ASHMA, Trajçevskin

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav janë takuar me drejtorin e Agjencisë së shërbimeve audio dhe audiovizuale, Zoran Trajçevski, njofton Portalb.

“Takimi është mbajtur në suazat e misionit të BE-së dhe SHBA-së, në periudhën para shpërndarjes së Parlamentit dhe jo më vonë se 20 shkurti, në konsultime me ekspertë lokal dhe ndërkombëtar, të vlerësojnë nëse janë plotësuar kushtet për organizimin e zgjedhjet të besueshme më 24 prill” thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Gjatë vlerësimit, siç theksuan ambasadorët, parasysh janë marrë disa kritere: listat e pastruara të zgjedhësve, funksionimi i KSHZ-së, liria e mediumeve dhe pjesëmarrja e lirë e votuesve në ditën e votimit, pa frikësim.

“Në lidhje me mediumet është theksuar fakti se gjatë vlerësimit të balancimit të informimit mediatik, me rëndësi të veçantë është toni i njoftimit si dhe vlerësimi i balancimit është lëndë e analizë të thuktë dhe afatgjatë” thuhet në njoftim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button