Talat Xhaferi pranon: Zero shqiptarë te ‘UJQIT’

Në  njësitin elitar ushtarak ‘UJQIT’ nuk ka asnjë shqiptar, këtë e ka konfirmuar më në fund edhe vetë Ministri i Mbrojtjes Talat Xhaferi. Ai sot edhe zyrtarisht u prononcua për Televizionin ALSAT-M duke sqaruar se pjesëmarrja e ushtarëve në këtë njësit qenka në mënyrë vullnetare, dhe stereotipi i krijuar nga historiku i hidhur i këtij njësiti që është themeluar në vitin 2001 gjatë konfliktit ushtarak në vend, sipas tij i bën shqiptarët të mos tregojnë vullnet për pjesëmarrje në të.

“Gjendja faktike për momentin është që në njësitin, gjegjësisht në batalionin e ‘UJQËVE’ nuk është transferuar asnjë prej shqiptarëve për faktin që në çdo vit trajnim, për trajnim selektues, edhe pse paraqitet një numër i konsiderueshëm i tyre, nuk qëndrojnë deri në fund edhe atë për aspekt vullnetarë tërhiqen. Fakti i perceptimit se ata njësite janë të paprekshme për shqiptarët është perceptim i bërë me kohë dhe për vite dhe këtë perceptim të gjithë bashkërisht duhet të punojmë që ta ndryshojmë tek të rinjtë tanë”, deklaroi  Talat Xhaferi, Ministër i Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button