Van Gaal: Duhet ta mposhtim Chelsean

Louis van Gaal ka thënë se fitorja ndaj Chelsea të dielën do të ringjallte shpresat e Manchester United për të triumfuar në Premierligë.

Unitedi e pasoi fitoren 3-1 në FA Cup ndaj Derby County me dominimin 3-0 ndaj Stoke City në Old Trafford.

Skuadra e Van Gaal është 10 pikë prapa liderit Leicester City, por menaxheri ka besim se fitorja ndaj skuadrës së Guus Hiddink do t’i rrisë gjasat e skuadrës për triumf në ligë.

“Është gjithmonë më mirë kur fiton dhe atë e bën me dominim”.

“Mendoj se nëse fitojmë ndaj Chelsea, kemi gjasa të mira për titull”.

“Gara nuk ka marrë fund për askënd, as për neve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button