Probleme të mëdha me celulitin

Defektet dhe shenjat e moshës nuk kanë mëshirë as për femrat e famshme, të cilat nuk heqin dorë nga minifundet dhe pantallonat e shkurtra edhe përkundër që kanë probleme të mëdha me celulitin. Si mendoni, të tilla janë apo jo shembull për t’u ndjekur?

Këngëtarja dhe aktorja, Ashley Tisdale, duket se nuk i ka punët mirë me celulitin, rezultat i viteve kur ka qenë shumë e dobët dhe nuk i ka kushtuar vëmendje ushqimit. Qëkur ka nisur xhirimet e filmit të fundit, Ashley ka deklaruar për një revistë amerikane se po përdor një stil jete më të shëndetshëm. “Edhe pse nuk mund ta ndryshojë krejtësisht trupin tim, ndihem shumë më mirë me veten”, ka thënë ajo, transmeton Zëri.

Është një prej supermodeleve më të dëshiruara në botë, protagoniste e pasarelave të veshjeve të brendshme të “Victoria’s Secret”. Por siç shihet në fotot e saj të fundit, kofshët me celulit të Alessandra Ambrosio-s janë vetëm një prej shenjave të fundit pas lindjes së fëmijës. Pjesa tjetër e trupit është rikthyer në formë perfekte.

Që Britney Spears nuk është një shembull i mirë i ngrënies së shëndetshme, kjo dihet: prej vitesh biondja e muzikës pop ka një trup me celulit dhe linja me numrin XXL. Ndonjë shenjë në trup mund edhe të mos duket, por celulitin ama nuk ka sesi ta fshehë.

Edhe Mischa Barton është një prej vajzave “të këqija” të Hollivudit. Njihet për problemet me alkoolin, drogën dhe ushqimin. Në këtë moment, aktorja po merret me palestër, por luhatjet e vazhdueshme në peshë, të çarat e lëkurës dhe celuliti vazhdojnë t’i shtohen. Do të ishte mirë që para se të vishte pantallona të shkurtra, të lyhej pa pushim me kremra hidratues dhe tonifikues.

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, e cilësuar si një prej 40-vjeçareve më të bukura të Hollivudit duket se ka pak probleme me celulitin. Disa gropa të vogla janë shfaqur në kofshët e gruas me të pasmet më të bukura në botë. Por edhe përkundër kësaj ajo përsëri është shumë seksi.

Lajme të ngjashme

Back to top button