Në dhjetor fillon Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Tetovë

Në Teatrin e Tetovës duke filluar që nga  data 2 dhjetor e deri më 6 dhjetor, organizohet edicioni i dytë me radhë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, ku do të marrin pjesë gjashtë trupa teatrale.

Ato do të prezantojnë shfaqjet e tyre para publikut tetovar dhe më gjerë.  Më poshtë do të gjeni orarin e shfaqjeve që do të prezantohen në Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës:

E Hënë, 2 Dhjetor 2013 ora 19:00 – Teatri Shqiptar – Shkup me “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur

E Martë, 3 Dhjetor 2013 ora 19:00 – Qendra Multimedia – Prishtinë me “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”

E Mërkurë, 4 Dhjetor 2013 ora 19:00 – Teatri Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Shqipërisë me “Edipi Mbret”

E Enjte, 5 Dhjetor 2013 ora 19:00 – Teatri Komëtar i Kosovës me “Mbas Zonjushës Julie”

E Enjte, 5 Dhjetor 2013 ora 22:00 – Shfaqje private “Extreme Makeover II – Culture Clash”

E Premte, 6 Dhjetor 2013 ora 19:00 – Teatri “Migjeni” – Shkodër me “Provat Gjenerale të një Vdekjeje të Paralajmëruar”

Lajme të ngjashme

Back to top button