Bogovinë, protestuesit: uji është i joni (FOTO)

Sot në Komunën e Bogovinës u organizua protestë nga përfaqësuesit e shoqatës “Ali Munishi” për çështjen e ujit të pijshëm. Protestuesit kërkuan nga Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi që me ujin e pijshëm të qeverisin përfaqësuesit e shoqatës “Ali Munishi”, ashtu siç ka qenë deri më tani.

Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016
Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016

Protestuesve i drejtua Harun Hiseni, i cili foli për historikun e shoqatës. Ai theksoi se të gjithë punimet deri më tani janë kryer me punë vullnetare nga fshatarët.

“Prej momentit që ujësjellësi i ri ‘Ali Munishi’ u lëshua në përdorim nga vetë bashkëfshatarët u zgjodh edhe këshilli i ri, të cilët vazhduan të kujdesen për mirëmbajtjen e cila gjë vazhdon edhe sot edhe kësaj dite”, theksoi Hiseni.

Ai përmendi edhe ndihmesën e bashkësisë lokale të asaj kohe duke falënderuar edhe kryetarin e tanishëm Hazbi Idrizin për kontributin e dhënë.

Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016
Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016

Më pas kryesuesi i këshillit për ujësjellësin “Ali Munishi”, Imer Elmazi foli për projektet e bëra deri më tani. Ai theksoi se ujin qe e pinë banoret e Bogovinës është ndër ujerat më të pastër sipas analizave të bëra.

“Ky ujësjellës u ndërtua, u mirëmbajt dhe u rindërtua sërish më parat e bogovinasve dhe nuk u ndihmua nga institucionet e shtetit”, tha Elmazi.

Ai më tej theksoi se për këtë çështje  duhet të bëhet referendum, që vet qytetarët të vendosin se ia japin ujësjellësin komunës apo duan ta mbajnë dhe ta menaxhojnë vetë.

Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016
Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016

Protestuesve gjithashtu iu drejtua edhe Vedat Sadiki nga këshilli inicues. Ai numëroi arsyet përse çështja e menaxhimit të ujit duhet t’i takojë shoqatës “Ali Munishi” e jo Komunës së Bogovinës.

“Menaxhimi i mirë, shuma tepër e vogël që e kemi paguar, ndërsa në të ardhmen druhemi se do të paguajmë më shumë nëse ujësjellësi menaxhohet nga ana e organeve komunale por ne këtë nuk do ta lejojmë asnjëherë, uji nuk është keqpërdorur asnjëherë”, theksoi Sadiki.

Ai kërkoi nga kryetari që të jap dorëheqje nga iniciativa që komuna ta menaxhojë ujin e pijshëm.

“Kryetari i Komunës nuk pranon të bëj bisedime me ne. Kërkojmë nga kryetari i Komunës që ti ndërpres sulmet ndaj këtij ujësjellësi. Jemi ne ata të cilët do ta udhëheqim edhe më tutje”, tha Sadiki.

Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016
Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016

Ndërsa pas protestës e cila zgjati jo më shumë se 30 minuta, Portalb bisedoi me Kryetarin e Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizin.

“Kam vetëm një qëllim, ata të mos shkojnë nëpër gjyqe. 30 vjet është inkasuar ujë pa ligj. Komisioni paraprak ka dhënë dorëheqje kurse këta janë tjerë njerëz”, tha Idrizi.

Ai theksoi se nuk është dhënë raport para qytetarëve nga ana e atyre që janë marë me qeverisjen e ujësjellësit si dhe nuk kanë burime mjetesh. Ndërsa i pyetur se a është i gatshëm të bisedoj me to, Kryetari Idrizi e mohon një mundësi të tillë.

Ndryshe, protesta e sotme kaloi e qetë ndërsa është protesta e dytë me radhë që organizohet për çështjen e ujit të pijshëm në Komunën e Bogovinës.
Vlen të theksohet se drejtuesve të protestës  paralajmëruan se mund të ketë edhe protesta tjera më radikale.

LEXO: Bogovinë, protesta para Komunës, akuzojnë Idrizin për ndërhyrje në ujësjellës, Idrizi mohon

Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016
Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016
Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016
Foto nga protesta e sotme në Bogovinë, 05.02.2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button