Shilegov: 20 milion euro për fushatë të zezë, në vend se të shkojnë për nevoja qytetare

“Republika” nuk po e mundet ta demanton lidhjen me Belize, parajsën e tatimit të Nikolla Gruevskit. Dokumentet zyrtare po e dëshmojnë këtë. Për vetëm tre vite paratë tona, 13 milion euro kanë shkuar për shpërndarje të gënjeshtrave qeveritare, nëpërmes televizioneve “Sitel”, “Kanal5” dhe “Alfa”. Se bashku me milionat në llogaritë e “Republika”, “Kurir”, “Radio Slobodna Makedonija” dhe të sapo publikuara 4 milion për televizionin “Nova”, janë 20 milion euro. Kështu është shprehur Petre Shilegov në konferencën e fundit për shtyp, raporton Portalb.

Sipas tij, me 20 milion euro do të mund të hapeshin 4 fabrika. Me këto 20 milion mundeshte të punësohen 4 mijë qytetarë, edhe 4 mijë vende punë reale dhe jo virtualë, në fabrika fantome.

“Me këto 20 milion euro, 80 fshatra në Maqedoni do të mund të bëheshin me ambulanca bashkëkohore me personel  mjekësor. Do të mund të ndërtoheshin 15 çerdhe për fëmijë me kushte përkatëse për mbi 3 mijë fëmijë. Në vend të zgjidhjeve të problemeve që i tangojnë qytetarët, 20 milion euro shkuan në propagandë, fushata të zeza dhe media”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button