Këngëtarja angleze PJ Harvey fascinohet nga Kosova (Video)

Këngëtarja e njohur angleze PJ Harvey, ka lansuar një video të realizuar kohëve të fundit për këngën e saj të re të titulluar “The Wheel”, nga The Hope Six Demolution Project. Në këtë videoklip, shfaqen xhirime nga Kosova, të filmuara në mes të viteve 2011 dhe 2015. Për herë të fundit, këngëtarja në Kosovë ka udhëtuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Për të folur rreth udhëtimit të saj në Kosovë për realizimin e këtij videoklipi, PJ Harvey dha një deklaratë për media:

“Kur shkruaj një këngë, parafytyroj te gjithë skenën e videoklipit. Unë i shohë ngjyrat, por edhe parafytyroj kohën dhe ditën e realizimit. Gjithashtu shohë edhe dritat, hijet dhe çdo gjë tjetër që do të realizohet në videoklip. Më këtë projekt unë kam dashur të eksploroj vendet që më kanë fascinuar gjithmonë. Doja ta ndjeja ajrin dhe tokën e atij vendi”, thotë PJ Harvey, transmeton Gazeta Express.

Kurse regjisori i këtij videoklipi, Seamus Murphey shkoi se kënga “The Wheel” e ka në qendër të saj udhëtimin në Kosovë.

“Pamja e një rrote rrotulluese në vendin e quajtur Fushë Kosovë e cila gjendet në Kosovë, është pika konkrete e titullit të këngës. Këtë pjesë unë e pash si frymëzim për këtë këngë. Pa e ditur se njerëzit aty kishin vuajtur nga lufta, pa vizituar fshatrat e braktisura të vendit, pa përjetuar perceptimet e ndryshme të njerëzve me historitë e tyre të përbashkëta, kënga a ka mundur të shkruhet kënga? Andaj, unë u ktheva në Kosovë në dhjetor të vitit 2015, i armatosur me njohuri kësaj here se sa është zhvilluar projekti.

Gjatë kohës kur kam qenë atje, ka pasur krizë të madhe refugjatësh. Para se të udhëtoja në Kosovë, kam kaluar kohë në edhe në kufijtë grek e maqedonas dhe në Serbi. E gjithë kjo po ndodhte në vend dhe në territoret e ndërlidhura me konfliktet që kanë ndodhur së voni në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan, transmeton Gazeta Express.

Ideja e cikleve, rrotës dhe përsëritjes e cila edhe një herë bëhet e dukshme për të gjithë kanë qenë më se e nevojshme të trajtohet, ka thënë Murphy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button