Godet Abdurahimi, arrin finalen europiane

Finale historike, kështu do ta quajmë arritjen e karateistit më të mirë shqiptarë për moshat e reja, Abdurahim Idrizi, i cili arriti që më shumë vetëbesim të kualifikohet në kategorinë KATA individuale.

Abdurahimi është një nga pjesëmarrësit në kampionatin evropian për kadet, junior dhe junior deri në moshën 21 vjeçare që po zhvillohet në qytetin qipriot Limasol.

Idrizi pasdite do të ketë luftën për medaljen eartë, ku përballë do të ketë karatesitin nga Turqia Selatein Gungel, ndërsa gara do të zhvillohet në orën 17:00.

Karatesti më me perspekrivë në Maqedoni deri të finalja arriti duke kaluar fillimisht në raundin e dytë pa kundërshtarë, ndërsa në raundin e dytë përballë kishtë grekun Dimitros Gerzelis, të cilin e fitoi me rezultat 4:1, më pasi e eliminoi rusin Danilo Mamçurovski me 3:2, ndërsa në gjysmëfinale ishte më i mirë se portugezi Zhoao Kasimiro duke e mundur me rezultat 4:1.

Pa marrë parasysh se si do të jetë rezultati i finales, ky është një sukses i madh për reprezentacionin e Maqedonisë, pasi që për herë të parë në historinë e vendit tonë, do të kemi një medalje në kategorinë KATA. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button