Shkupi luan dy kontrolluese në fundjavë

Fundjava për FC Shkupi do të jetë shumë e ngjeshur, përveqse skuadra do të zhvillojë seanca të rregullta stërvitore, do të luajë edhe dy ndeshjet e fundit kontrolluese gjatë qëndrimit në Ohër.

Fillimisht Shkupi të shtunën do të ketë përballë ekipin e Ligës së Dytë të Maqedonisë, Teteksin. Me këtë skuadër ndeshja do të luhet në stadiumin “Biljanini Izvori” me fillim në orën 12, ndërsa një ditë më vonë për kundërshtarë ka ekipin e Ligës së Tretë Novaci, skuadër kjo e cila ka marrë shumë përforicime nga skuadratë Ligës së Dytë dhe pretendon që të kthehet në Ligën e Dytë.

Trajneri Visar Ganiu edhe për këto dy ndeshje ka planifikuar që tu japë mundësi të gjithë futbollistëve. Deri tani Shkupi ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese, ate kundër Makedonija Gj.P. që e fitoi me rezultat 5:1 dhe kundër skuadrës serbe Mlladost Lluçani 1:1.

Ekipi do të vazhdojë qëndrimin në Ohër deri të hënën, kur edhe zhvillon një seancë stërvitore dhe më paskthehet në Shkup, ndërsa ndeshja e fundit kontrolluese do të jetë miqësorja ndaj Gostivarit me 14 shkurt në Shkup. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button