Mbyllet “Carrefour” me miliona euro borxh ndaj kompanive dhe bankave

Anëtarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë e kanë ngritur çështjen për borxhin e rreth dhjetëra miliona euro që u ka ngelur furnizuesve pas mbylljes së hipermarket “Carrefour” në “City Mall” të Shkupit, thonë burimet e Portalbit.

Hipermarket i zinxhirit tregtar botëror në “City Mall” nga dje është mbyllur. Kompania e cila ka qenë bartëse e ekskluziviteteve për Maqedoninë është CMB Balkans Skopje DOOEL.

Nga Oda Ekonomike dyshojnë se në rastin në fjalë, ndoshta bëhet fjalë për disa transfere financiare të dyshimta dhe se jo-rastësisht për këtë hipermarket kanë bërë kontrolle të vazhdueshme organet kompetente të shtetit. Për atë, ata tanimë e kanë informuar Qeverinë dhe Drejtorinë për të ardhura Publike, MPB-në dhe Policinë Financiare.

Bartësi i ekskluzivitetit për regjionin është biznesmenin grek Leonidas Marinopullos. Kompania greke Marinopullos i ka blerë “Carrefour” marketet në Greqi, pasi që kjo kompani franceze ka vendosur ta tërheqë biznesin nga Greqia.

Banka Komerciale tanimë e ka aktivizuar hipotekën e kreditit që kjo kompani e ka marrë nga kjo bankë.

Hipermarketi “Carrefour” në “City Mall”, është hapur pra tre vjetve. /Portab

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button