Kanye West ka një armik të ri

Një javë pasi Kanye West është përfshirë në një zënkë të madhe me Wiz Khalifa në Twitter, reperi ka krijuar një tjetër armik me të cilin mund të merret.

Sipas të dhënave të fundit, 38 vjeçari shkruajti një këngë “diss” për prezantuesen televizive Wendy Williams, pasi ajo e kishte ofenduar atë dhe gruan e tij Kim Kardashian.

Burimet afër tij thonë se teksti i këngës përfshin fjalët si: “Je e fiksuar pas meje/ Vazhdo të më testosh/ Mund të veshësh fustane, por ti je mashkull si unë/ Ke duar më të mëdha se unë/ Një burrë me paruke që me të vërtetë do që të bëhet si unë!”, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button