Aksident trafiku në Shkup, një person me plagë të rënda

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në Shkup. Nga ky aksident mësohet se një person ka marrë plagë më të rënda. Siç raporton Agjencia Anadollu, deri te përplasja e automjeteve sipas dëshmitarëve ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe.

“Kur ndodhi incidenti unë nuk isha aty por brenda 30 sekondave arrita në vendngjarje. Pash njër person të shtrirë në trotuar. Airbegu i veturës së tij ishte hapur ndërsa nuk e kishte të lidhur rripin e sigurisë dhe është përplasur me kokën në xhamin e veturës. Gjendja e tij është e rëndë”, thotë dëshmitari për AA në lidhje me aksidentin.

Ai pretendon se personi i aksidentuar “ka pirë alkool”, ndërsa për tjerin thotë se nuk di gjë. “Kanë qenë me një shpejtësi në atë rrugë. Posaçërisht një veturë ka hyrë shumë shpejtë dhe mund të ndalej duke i goditur veturat. Terreni i rrëshqitshëm dhe shpejtësia janë shkaqet e këtij aksidenti”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button