Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë pak më i ftohtë në krahasim me ditët e kaluara. Gjatë paradites do të ketë kryesisht vranësira mesatare, ndërkaq në vendet më të larta malore reshje të vogël të dëborës, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri më 3 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 4 deri më 7 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare gjatë tërë ditës, ndërkaq në mbrëmje me tendenca për t’u kthjellur.

Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri më 1 gradë celsius gjatë mëngjesit, ndërkaq gjatë ditës nuk do të kalojë mbi 5 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button