TM: Punësohen militantët partiak, raporti i tetorit më negativi deri më tani!

Organizata që lufton korrupsionin,Transparencë Maqedoni bën të ditur se edhe përkundër përpjekjeve të Qeverisë dhe medieve pro qeveritare, që raportin e ri për progres të vendit drejt Bashkimit Evropian ta prezantojnë si pozitiv, ai ishte më negativi deri më tani.

“Edhe përkundër përpjekjeve të Qeverisë dhe medieve pro qeveritare, që raportin e ri për progres të vendit drejt Bashkimit Evropian ta prezantojnë si pozitiv, me të cilin përshëndeten reformat qeveritare, është fakt se ky ishte raporti më negativ  që kemi marrë deri më tani, kishte kritika të shumta në të gjitha fushat.  Gjendja nuk është me e mirë edhe pse janë bërë përpjekje në vazhdimësi nga burokracia e Brukselit nëpërmjet fjalorit të butë, mirëpo ende heshtën thyerjet drastike të zakoneve dhe arroganca e keqpërdorimit të përgjegjësive të besuara nga qeveria”, shkruan në raportin e TM-së

Raporti i TM-së kritikon edhe punësimet e fundit në Ndërmarrjen e Pyjeve, me vlerësimin se ka pasur shkelje të kritereve dhe procedurave ligjore. Në raport thuhet se me arsyetimin se po punësohen persona nga familje të pafavorizuara në shoqëri janë punësuar ushtarë partiak.
 Raporti fokusohet edhe në luftën e dobët kundër korrupsionit.  

“Komisioni Evropian sërish tregon një numër të madh të nëpunësve publik që nuk janë punësuar në përputhje me Ligjin për marrëdhënie pune dhe nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare për numrin e nëpunësve publik, me çka shumë rëndë mund të vlerësohet progresi i arritjes së transparencës dhe qëllimet e reformave. Në këtë kontekst, Komisioni ka potencuar nevojën për shuarjen e politizimit në administratë dhe në  nivel lokal dhe qendror, me kërkesën që gjatë punësimit të nëpunësve publik të respektohen principet e transparencës dhe përgjegjësisë duke u bazuar në sistemin – meritë”, thuhet në komisionin e TM. 

“Vërehet se sanksionet për parandalimin e korrupsionit nuk janë të përdorura në tërësi dhe nuk kanë efekt, për shkak se kërkohet të rregullohet kapaciteti gjeneral i gjykatave dhe organeve të niveleve të larta. Për këtë Komisioni shpreh shqetësim për marrjen e notës së ulët në drejtësi, që sipas TM duhet t’i shqetësojnë gjithë të vetëdijshëm  dhe bartësit e funksioneve të larta që kanë përgjegjësi.

“Nga kjo thuhet se organet të cilat janë përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit, duhet të jenë më shumë të dukshme në kryerjen e funksioneve dhe të tregojnë rezultate në uljen dhe sanksionimit të korruptimit në praktikë”, thuhet në raportin mujor të TM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button