Rrahje në Kërçovë, dy të lënduar

Dy persona kanë marrë lëndime, si pasojë e një rrahjeje që ndodhi dje në fshatin Shutovë të Kërçovës. Incidenti i tillë ka nodhur në momentin kur pesë persona kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë, në shtëpinë e këtyre të fundit.

Para shtëpisë, pronë e M.A., kishin ardhur V.XH. (51) dhe fëmijët e tij SH.XH.(25), SH.XH.(22), R.XH.(27) dhe ?.XH.(29), të cilët me objekte të forta prej druri, ia kishin dëmtuar shtëpinë, kurse më pastaj fizikisht ia kishin sulmuar djalin F.?.(17) dhe kusheririn e tij ?.?.(25).

Në përpjekje për t’u ndarë, fizikisht i kishin sulmuar edhe anëtarët tjerë të familjes së M.A., me c’rast ishin lënduar SH.XH.(25), të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën medicinale të Kërcovës, si dhe F.A., të cilit poashtu i është dhënë ndihmë mjekësoire, por në qytetin e Manastirit.

Pjesëmarrësit në këtë rrahja janë arrestuar në stacionin policor të Kërcovës, ku ishte konstatuar se pjesëmarrësit paraprakisht kishin patur mosmarrëveshje dhe mërrëdhënie jo të mira mes veti.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button