Shtrenjtohet benzina

Benzina Eurosuper BS-98 prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i Eurosuper BS-95 dhe Eurodizeli mbesin të pandryshuara, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas vendimit çmimi i ri i Eurosuperit BS-98 do të arrijë 78,50 denarë për litër.

Me vendimin zbritje ka te Ekstra vaji i lehtë për amvisëri për gjysmë denar. Çmimi i ri do të arrijë 57 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,346 dhe do të jetë 39,8 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregjet botërore në periudhën e kaluar 14-të ditëshe arrinte 105,8 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në raport me dollarin arrin 45,6 denarë për dollarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button