Shtëpia përmirësuese në Tetovë e stërmbushur me delikuentë të rinj

Shtëpia përmirësuese të Tetovë vazhdon të pranojë vetëm një numër të caktuar delikuentësh pasi që nuk ka vend për më shumë, mëson Portalb. Aktualisht numri i të rinjëve në shtëpinë përmirësuese është 30-35 persona, mirëpo ky numër do të ishte më i madh sikur objekti të kishte më shumë kapacitete.

Portalb bisedoi më Burim Maksutin – zëvendësdrejtorin e Shtëpisë përmirësuese të Tetovës, i cili është dhe koordinator dhe përgjegjës i sektorit për sigurim.

“Të rinjtë delikuentë që vinë për risocializim në institucionin tonë janë të moshës 14-23 vjeçare. Ata nuk e kanë statusin e të burgosurve, sepse qendra jonë nuk është burg por Shtëpi përmirësuese dhe edukuese. Fajet e tyre lidhen me vjedhje të lehta (vjedhje xhepash), vjedhje të rënda, dhunime dhe vrasje”, tha Maksuti.

“Numri i të miturve ka qenë në kontinuitet i njëjtë, nuk ka pasur rritje e as rrënie të numrit. Për arsye të kushteve gjykatësit nuk preferojnë të japin këtë masë edukative”, tha Maksuti.

Ai pranon se kjo nuk do të thotë që nuk ka rritje të numrit të kryesve të veprave penale që janë të moshës së mitur.

Ai më tej tregoi se 60 përqind e delikuentëve të rinj janë romë të cilët vjedhin kryesisht për shkaqe egzistenciale, ndërsa të tjerët janë maqedonas, shqiptarë, turq, boshnjak etj.

Në insistimin e Portalb për të biseduar me këta të rinj na u tha se kjo nuk lejohet për shkak se ata janë kryesisht të moshës minorene dhe institucioni ka për obligim që të ruaj identitetin e tyre.

Për atë se si sillen në institucion, Maksuti thotë se kryesisht sillen mirë dhe janë të urtë, ndërsa institucioni i përmirësimit ka programe individuale dhe grupore me qëllim të risocializimit dhe  kthimit të tyre në jetën normale.

Në pyetjen e Portalb se sa përqind e të rinjëve janë recidivistë, Burim Maksuti u përgjigj:
“Ajo që mund ta them është se numri i atyre që përmirësohen dhe i kthehen jetës normale është afër 40 përqind, ndërsa ka edhe nga ata që i përsërisin veprat e sanksionuara me ligj”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button