Shqipëri: Aksident fatal, 4 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se janë përplasur tre makina si pasojë e të cilave kanë ngelë katër të vdekur e dy të plagosur.

Tashmë janë bërë të ditur emrat e dy prej viktimave, Xhevit Karaj e Besim Dupi. Personat që kanë humbur jetën janë tre drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. Sipas mjekëve të Elbasanit, dy të plagosurit kanë dëmtime të rënda, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet lokale pas marrjes së informacionit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga njëri prej automjeteve./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button