Mjekët apelojnë: largoni fëmijët nga tymi i duhanit

Ulja e temperaturave në Tetovë si dhe shfaqja e shpeshtë e mjegullës ka ndikuar keq në shëndetin e fëmijëve. Sipas të dhënave të repartit për pediatri në Spitalin e Tetovës, në ditë kontrollohen rreth 70 pacient, që do të thotë rreth 200 fëmijë janë sëmurë vetëm për një muaj. Më e keqja, sipas specialistit Abdulla Abdullau është se më të rrezikuar janë fëmijët të cilët qëndrojnë në ambient të mbyllur ku konsumohet duhani.

“Tani me uljen e temperaturave, zakonisht fëmijët mbajnë rpoba më të trasha dhe djersiten. Kjo normal që ndikon që ata të ftohen. Por më shqetësuese është ajo që e kemi vërejtur te fëmijët që qëndrojnë në ambiente të mbyllura ku pihet duhani. Ata shumë shpejtë sëmuren dhe kolliten” thotë Abdullau për Portalb.

Pediatri në fjalë apelon deri te prindërit të kenë më shumë kujdes, ta ajrosin vendin ku qëndrojnë fëmijët, mos ti veshin ata shumë trashë si dhe të konsultohen me mjekun amë nëse vërejnë që fëmija kollitet dhe ka temperaturë. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button