Avioni i Donald Trump bëri aterim të detyrueshëm

Avioni i Donald Trump, të cilin e përdorë në fushatën për kandidatit presidencial të Partisë Republikane, u detyrua të aterojë në Nashville, pas një problemi në motor, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump ishte duke udhëtuar në një tubim në Little Rock në Arkansas, kur Boeing 757 u detyrua të bëjë aterim të paplanifikuar në aeroportin ndërkombëtar në Nashville. Zëdhënësja e tij para mediave amerikane u shpreh se Trump vazhdoi udhëtimin me avion të huazuar.

Trump duhej të drejtohej në “Barton Coliseum” në Little Rock para më shumë se 11 mijë e 500 përkrahësve të tij.

Ai mbërriti një orë e gjysmë me vonesë, duke u shpjeguar të pranishmëve se çfarë ka ndodhur. Ai theksoi se pa marrë parasysh gjitha rrethanat, aspak nuk ka menduar të heqë dorë nga ardhja në Little Rock. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) është duke hetuar tërë ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button