Trajneri i Interit Mancini mund të shkarkohet

Trajneri italian Roberto Mancini do të shkarkohet nga Interi nëse nuk fiton të paktën vendin e tretë në Seria A dhe kualifikim për në Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat italiane shkruajnë se krerët e Interit e kanë humbur durimin me Mancinin, meqë nga beteja për të fituar titullin kanë rënë në pozitën e pestë në tabelë. Presidenti Erick Thohir porositi se plasimi në Ligën e Kampionëve është prioritet që klubi të përmirësojë situatën financiare.

Ai theksoi se Mancini mund të shkarkohet nëse nuk realizon rezultate të kënaqshme. Inter ka shënuan vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në Seria A dhe tani ngec nëntë pika pas liderit Napoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button