Gjermani, muslimanët të shqetësuar nga racizmi dhe dhuna

Për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të rasteve të racizmit dhe dhunës në Gjermani, muslimanët në këtë vend shprehën shqetësim dhe nga autoritetet gjermane kërkuan forcimin e masave të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve të Gjermanisë (ZMD) Aiman Mazyek u takua në Berlin me anëtaret e Shoqatën e gazetarëve të huaj (VAP), ndërsa me këtë rast foli për numrin gjithnjë e më të madh të rasteve të racizmit në Gjermani.

Sipas tij, muslimanët që jetojnë në Gjermani janë të shqetësuar për shkak të dhunës raciste dhe për këtë shkak evitojnë protestat dhe turmat e mëdha në qytetet e tyre.

“Jam i shqetësuar për sigurinë e familjes time. Nga autoritetet gjermane kërkojmë forcimin e masës së sigurisë”, tha Mazyek, dhe shtoi se autoritetet, përveç se thonë që këtë problem ta kuptojnë seriozisht, duhet të fokusohen edhe në sigurinë e muslimanëve dhe xhamive.

Mayzek tha se pas rasteve të ngacmimeve seksuale në Këln, urrejtja ndaj muslimanëve ka marrë një dimension krejtësisht tjetër.

“Përveç numrit të madh të sulmeve dhe kërcënimeve me vdekje, shumë shpesh marrim edhe telefonata me porosi urrejtjeje, për këtë shkak jemi të detyruar që të shkyqim të gjithë telefonat. Urrejtja ka marrë dimension krejtësisht të ri”, porositi Mayzek.

Ai shtoi se në muret e një xhamie janë shkruar fjalët “vrasës” dhe “derra”, me ç’rast janë tejet të shqetësuar për këtë. Mayzek konsideron se islamofobia nuk duhet vlerësuar në kuadër të ksenofobisë, por duhet trajtuar si krim në vete.

“Islamofobia doemos duhet të trajtohet si krim i veçantë. Presim që kjo të pranohet në të gjitha krahinat. Kjo çështje do të diskutohet edhe në konferencën e ministrave të punëve të brendshme në qershor”, tha Mayzek.

Ai tha se në Gjermani ekziston qëndrim shumë i fortë kundër antisemitizmit, që është, sipas tij, vlerë e madhe e këtij vendi. Ai shtoi se një qëndrim i njëjtë duhet të vlejë edhe për islamofobinë.

Mayzek u përqendrua edhe në krizën e refugjatëve duke lavdëruar qëndrimet e kancelares gjermane Angela Merkel kur është në pyetje problem i valës së refugjatëve që vijnë në Evropë.

“Gjermania lidhur me këtë çështje është nisur në bazë të përvojave të saj nga e kaluara. Politika e dyerve të hapura njëherit është edhe porosia “ne kemi mësuar leksionin nga e kaluara”. Një vit më herët njerëzit me trena dërgoheshin në vdekje, sot me trena ikin nga vdekja dhe vijnë në Gjermani”, tha Mayzek. rlin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button