Maqedoni, pasiguria politike anulon bizneset dhe aktivizon largimet nga puna

Pasiguria  politike ndikon ndaj punës së kompanive, kështu që disa nga aktivitetet e planifikuara po anulohen. Efektet e vërteta ndaj biznesit do të njihen pas mbarimit të tremujorit të parë të vitit aktual, njofton Portalb.

“Pasiguria politike ndikon ndaj punës së bizneseve. Kemi paralajmërime nga anëtarë tanë se investimet e planifikuara do të anulohen për periudhën e zgjedhjeve edhe pas stabilizimit të klimës politike në vend” thonë nga Oda ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore.

Sipas paralajmërimeve nga Lidhja e punëdhënësve, disa punëdhënës tanimë u janë kërcënuar të punësuarve se nëse vazhdon kriza, do t’ju shkurtohen pagat ndërsa mund të ketë edhe largime nga puna. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button