Shkupi ishte afër fitores ndaj Mladostit serb (VIDEO)

Skuadra e FC Shkupi dje ka zhvilluar miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve në Ohër,  ku ka barazuar me rezultatin 1:1 me skuadrën serbe Mladost Luçani.

Shkupi kishte shansin që të fitojë ndeshjen, pasi në minutën e parafundit të ndeshjes, Dimitrija Llazarevski pati rastin që nga penaltia të shënojë gol, por gjuajtja e tij nuk qe precise.

Për Shkupin golin e kishte shënuan në pjesën e parë Florent Osmani në minutën e 23-të, ndërsa kishte barazuar në fillim të pjesës së dytë Jovanoviq.

Skuadra “bardhekaltër” sot ka një senacë stërvitore, ndërsa ndeshjen e radhës e kontrolluese e luan të shtunën ndaj Teteksit që garon në ligën e dytë. Para se të niset Shkupi për në shtëpi, të dielën do të ketë dhe përballjen e fundit, kur do të luajë kundër ekipit nga liga e tretë  Novaci.

Në vazhdim ju sjellim video nga ndeshja FC Shkupi – KF Mladost Luçani 1:1. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button