Çantat shkollore një telashe më shumë për filloristët

Çantat e mbushura me libra, shkaktojnë pasoja tek fëmijët klasave të para. Rruga deri në shkollë me një barë jo adekuate për moshën e fëmijëve dhe qëndrimi i gjatë nëpër bankat e shkollës, shkakton deformime në shtyllën kurrizore, dhimbje në shpatulla dhe të shputave të këmbëve. Mjekët amë evidentojnë raste të shpeshta të fëmijëve të cilët kërkojnë trajtim.

Mjeku pediatër, Agron Pajaziti, nga Tetova, thotë se gjithnjë e më shumë po shtohet numri i fëmijëve që kanë dëmtime në shtyllën kurrizore dhe që dërgohen për tu trajtuar në repartin ortopedik në Tetovë.  Pediatri me përvojë,  Agron Pajaziti,  thekson nevojën e marrjes së masave për të parandaluar këto pasoja tek fëmijët, të cilët vijnë për shkak të shumë faktorëve që lidhen me ndjekjen e procesit mësimorë.

“Nga fëmijët që kanë kërkuar trajtim nga deformimet në shtyllën kurrizore, mund të konstatohet se është pasojë e peshës së çantave të renda që mbajnë fëmijët si dhe qëndrimi i fëmijëve nëpër bankat e shkollës, ndoshta në pozita jo të favorshme për kurrizin e njomë të tyre.
Mjeku, rekomandon prindërit dhe mësuesit që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët, duke u mundësuar atyre më shumë aktivitet fizik dhe kushte të përshtatshme për ndjekjen e mësimit, pa ngarkesa. 

 Dibra është një qytet tjetër, ku në repartin ortopedik, çdo ditë shtohet numri i fëmijëve me deformime në shtyllën kurrizore dhe me anomalit tjera që shkaktojnë çantat shkollore.
Specialisti ortoped, Ismailaki  Klenja  tha  se “Mbi pesëdhjetë raste në  vit paraqiten  dhe kërkojnë ndihmë nga deformimi i shtyllës kurrizore dhe  shputave të këmbëve. Kontrollet realizohen nga ana e specialistit nga Shkupi  për ndihmesë të fëmijëve dibran por edhe nga vetë specialisti i spitalit të Dibrës, i cili ndihmon me mjete të ndryshme fëmijët tanë”.

Sipas mjekut  Klenja,  shkaku kryesor  i deformimit të shtyllës kurrizore janë çantat shkollore dhe orët e gjata  që kalojnë fëmijët në internet.  Zakonisht fëmijët ankohen me dhimbje në qafë, dhimbje  në shpatulla duar dhe  këmbë,  ndaj  jemi të detyruar  ti pajisim me korsetë ortopedike, litarë ortopedikë  dhe këpucë ortopedike”. 

“Duke pasur parasysh faktin se tani programi mësimor është tejet i rënduar me libra dhe fletore, nxënësit fillorist , dëmtojnë ngjeshëm kurrizin ndaj dhe preferohen çanta  speciale shkollore. Shkak tjetër është interneti ku fëmijët kalojnë gjysmën e ditës   duke mos pasur parasysh faktin se dëmtojnë kurrizin. Që të tejkalohet kjo dukuri është e nevojshme që  prindërit mos i  lejojnë që fëmijët e tyre të rrinë me orë të tëra në kompjuter, nënvizoi,  specialisti ortoped  në Dibër”, Ismailaki Klenja.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button